spot_img
HomeLajmeSveçla pas dënimit me 6 vjet burgim për spiunen...

Sveçla pas dënimit me 6 vjet burgim për spiunen e BIA-s serbe: Asnjë veprim që cenon sigurinë nuk do të tolerohet

spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë angazhuar për zbulimin dhe parandalimin e aktiviteteve të spiunazhit, të cilat, sipas tij, kanë rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues.

Reagimi i tij vjen pasi Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me gjashtë vjet burgim Jelena Gjukanoviqin për veprimtari spiunazhi.

“Ndërkohë që institucionet e sigurisë do të vazhdojnë pa kompromis luftën kundër këtyre veprimtarive, kërkohet edhe më shumë vendosmëri në vendimmarrje dhe ndëshkueshmëri, në përputhje me peshën dhe pasojat e rënda që këto akte kanë për Republikën tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka theksuar se askush nuk është mbi ligjin dhe “asnjë veprim që cenon sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës sonë nuk do të tolerohet”.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img