spot_img
HomeLajmeCertifikohen 44 zyrtarë policorë të Njësisë për Reagim të...

Certifikohen 44 zyrtarë policorë të Njësisë për Reagim të Shpejtë

spot_img

Policia e Kosovës ka certifikuar 44 zyrtarë të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH), pas përfundimit të një trajnimi dyjavor në fushën e “Ballafaqimit me turma”, i mbajtur më 27 prill 2026 në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë.

Trajnimi është realizuar nga instruktorët e Drejtorisë së Njësisë Speciale Operative (DNJSO), përmes Divizionit të Trajnimeve në kuadër të Departamentit të Burimeve Njerëzore, me qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale për menaxhimin e situatave me turma dhe tubime publike.

Sipas njoftimit, ky aktivitet është pjesë e një cikli të planifikuar trajnimesh, i cili do të vazhdojë me përfshirjen e NJRSH-së në të gjitha tetë rajonet policore, në përputhje me konceptin nacional për menaxhimin e trazirave qytetare.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe forcimin e kapaciteteve operative, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img