spot_img
HomeLajmeNis seanca e Kuvendit, shtohen disa pika në rend...

Nis seanca e Kuvendit, shtohen disa pika në rend dite

spot_img

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca plenare, me propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje që rendit të ditës t’i shtohen edhe disa pika të tjera, që kanë të bëjnë me votime të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Propozimet e Nagavcit si shefe e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, u mbështetën nga PDK-ja, ndonëse, Arian Tahiri, që drejton grupin e deputetëve të PDK-së, tha se nuk është kulturë e mirë e punës kjo praktikë që, sipas tij, të vijnë propozime jashtë procedurave.

Jehona Lushaku-Sadriu, shefe e deputetëve të LDK-së, tha se  ata kanë përkrahur të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, meqë konsiderojnë që gjithçka që është në dobi të shtetit e që është e rëndësishme, të marrin aprovimin e Kuvendit.

Por, tha ajo, praktika që të merren vendime, sipas saj, duke u anashkaluar procedurat, është në dëm të cilësisë të ligjbërjes nga Kuvendi.

“Nuk e di se çka do me thënë kjo, përveçse po na qoni drejt zgjedhjeve”, tha Lushaku-Sadriu.

Besnik Tahiri i AAK-së, foli shkurt, duke thënë se si parti mbështesin marrëveshjet ndërkombëtare.

Ndërkohë, pas konsultave me shefat e grupeve parlamentare, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se sot do të bëhet edhe miratimi i programit të sesioneve të punës së Kuvendit, obligim, sipas saj, që del nga Plani i Rritjes.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img