spot_img
HomeLajmeHaxhiu: Më 27 prill u krye një nga masakrat...

Haxhiu: Më 27 prill u krye një nga masakrat më të mëdha në Kosovë

spot_img

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe në Mejë, në përvjetorin e 27-të të masakrës në Mejë e Korenicë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 janë vrarë 376 civilë shqiptarë.

“Më 27 prill të vitit 1999, pra para 27 vitesh, në Mejë e Korenicë u krye një nga masakrat më të rënda gjatë luftës në Kosovë. 376 civilë shqiptarë të paarmatosur u vranë dhe, me qëllim të fshehjes së gjurmëve të krimeve, ata u zhvendosën në varreza masive në Serbi, në Batajnicë, Rudnicë e në vende të tjera”, tha Haxhiu nga Mejë.

Ushtruesja e detyrës së presidentes ka kujtuar edhe nënën Pashke. “Sot nderojmë e kujtojmë po ashtu edhe nënën Pashke, e cila i dha fund jetës pas rivarrimit të dy djemve të saj. Lavdi martirëve, lavdi gjithë dëshmorëve të kombit”, tha Haxhiu në përkujtimin e përvjetorit të 27-të të masakrës në Mejë e Korenicë të Gjakovës.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img