spot_img
HomeLajmeOsmani: 27 prilli mbetet plagë e hapur, kërkohet drejtësi...

Osmani: 27 prilli mbetet plagë e hapur, kërkohet drejtësi për të pagjeturit

spot_img

Ish-presidentja, Vjosa Osmani, ka deklaruar se 27 prilli mbetet një datë që vazhdon të përfaqësojë një plagë të hapur për shoqërinë kosovare, duke theksuar dhimbjen e familjeve të personave të zhdukur gjatë luftës. 

Vjosa Osmani ka theksuar se shumë familje ende jetojnë me pritje dhe ankth, disa në kërkim të një varri për të afërmit e tyre, e të tjera në kërkim të përgjigjeve për fatin e tyre.

“Familjet ende presin. Disa për një varr, disa për një përgjigje. Që të gjithë në ankth”, u shpreh ajo, duke shtuar se Kosova vazhdon të kërkojë drejtësi të plotë për krimet e kryera gjatë luftës.

Presidentja theksoi se Serbia duhet të hapë arkivat shtetërore dhe të japë llogari për krimet e luftës, duke përfshirë edhe çështjen e të zhdukurve me dhunë dhe varrezave masive.

Sipas saj, mbajtja e informacionit dhe fshehja e varrezave masive përbëjnë një krim të përsëritur, ndërsa theksoi se paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm mbi të vërtetën dhe drejtësinë.

“E ardhmja ndërtohet vetëm mbi të vërtetën. Paqja e vërtetë ndërtohet vetëm kur ka drejtësi,” deklaroi Osmani, duke shtuar se e vërteta duhet të zbardhet plotësisht për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img