Një bombolë gazi ka shpërthyer sot në rrugën “4 Dëshmorët” në Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka njoftuar se tre persona kanë pësuar lëndime.
“Sot rreth orës 08:30 , në një lokal në rrugën “4 Dëshmorët” në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policor janë angazhuar menjëherë në vendit të ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







