spot_img
HomeLajmeAbdixhiku, Kurtit: Mund ta propozojmë Vjosa Osmanin nëse na...

Abdixhiku, Kurtit: Mund ta propozojmë Vjosa Osmanin nëse na i garantoni 66 vota për të

spot_img

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook”, duke kërkuar qartësi rreth mundësisë së një marrëveshjeje politike.

“I nderuar Kryeministër Kurti, meqë po komunikojmë në distancë, ju lutem përcaktohuni a doni marrëveshje politike me LDK-në apo i doni 90 vota edhe me PDK-në. Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai shton se nëse Kurti dëshiron marrëveshje me LDK-në, duhet të flasë me ta.

“Presidentin e propozojmë ne me plot përgjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të”, ka theksuar ai në fund të postimit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img