spot_img
HomeLajmeAksioni i Inspektoratit të Punës - 31 inspektime, 13...

Aksioni i Inspektoratit të Punës – 31 inspektime, 13 ndalime të punimeve për 48 orë

spot_img

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së ka paraqitur të dhënat e fundit lidhur me aksionin e jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ky raport 48-orësh nga Inspektorati Qendror i Punës paraqet rezultatet e inspektimeve të ditës së tetë të realizuara në kuadër të këtij aksioni, ndërkaq fokus i inspektimit ka qenë sektori i ndërtimtarisë.

Sipas raportit 48-orësh janë realizuar gjithsej 31 inspektime dhe 44 riinspektime, duke rezultuar me një numër të konsiderueshëm masash ndëshkuese dhe parandaluese ndaj subjekteve që nuk kanë respektuar legjislacionin në fuqi.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img