Izraeli ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shpallur organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit.
Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Qeverisë ditën e djeshme, ndërsa tani ka ardhur reagimi edhe nga Izraeli.
‘”Ne e mirëpresim njoftimin e Republikës së Kosovës për të shpallur IRGC-në si një organizatë terroriste.
Bota duhet të bashkohet në luftën kundër regjimit terrorist të Iranit’’, ka shkruar ministria e Jashtme izraelite.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







