spot_img
HomeLajmeSupremja lë në paraburgim Momir Pantiq dhe Zharko Zariq,...

Supremja lë në paraburgim Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, të akuzuar për krime lufte

spot_img

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, ka refuzuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të akuzuarve Momir Pantiq dhe Zharko Zariq kundër aktvendimeve të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit që kanë të bëjnë me vazhdimin e masës së paraburgimit për dy të pandehurit.

Gjykatat e instancave më të ulëta i kishin vazhduar Morinës masën e paraburgimit për dy muaj për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale – krime lufte kundër popullsisë civile.

Momir Pantiq, po akuzohet se në kohën kur janë kryer krimet ka qenë kryeshef i stacionit policor në Istog, kurse Zharko Zariq ka qenë polic.

Ata akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale – krime lufte kundër popullsisë civile.

Gjykata Themelore në Prishtinë me aktvendimin e datës 03.03.2026  iu kishte vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj dy të pandehurëve.

Në procedurën ankimore, Gjykata e Apelit e Kosovës  me aktvendimin e datës 09.03.2026, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve dhe e ka vërtetuar aktvendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Tutje, kundër këtyre dy aktvendimeve, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë pranë Gjykatës Supreme kanë ushtruar mbrojtësit e dy të akuzuarve, avokatët Millosh Delleviq dhe Dejan Vasiq.

Mbrojtja, kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë e kanë parashtruar për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, duke i propozuar Supremes të aprovojë kërkesën dhe t’i anuloj aktvendimet e kundërshtuara dhe çështjen ta kthej në gjykatën e shkallës së dytë në rivendosje.

Ndërsa, Prokuroria i ka propozuar Supremes që kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtjes të refuzohen si të pabazuara.

Tutje, Gjykata Supreme ka vlerësuar se kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë janë të pabazuara, pasi rezulton ekzistimi i dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen.

Supremja ka thënë se janë përmbushur kushtet ligjore për vazhdimin e masës së paraburgimit.

Gjykata Supreme ka vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes së të pandehurve në rast të mbrojtjes në liri, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, sanksionin e mundshëm dhe faktin se të pandehurit janë shtetas të Republikës së Serbisë dhe posedojnë dokumente udhëtimi, çka mundëson lëvizjen e tyre jashtë vendit.

Sipas Supremes, në këto rrethana masa e paraburgimit konsiderohet e nevojshme për sigurimin e prezencës së tyre dhe zhvillimin e rregullt të procedurës penale.

Tutje, Gjykata Supreme ka konstatuar se gjykatat e instancave më të ulëta kanë dhënë arsye të mjaftueshme dhe nuk kanë bërë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ndërsa masat alternative janë vlerësuar si të pamjaftueshme në rrethanat konkrete.

Ky vendim nga Gjykata Supreme është marrë nga kolegji i përbërë nga: Agim Maliqi (kryetar i kolegjit) Mejreme Memaj dhe Burim Ademi (anëtarë).

Ndërsa trupi gjykues në këtë çështje penale në shkallë të parë që po e gjykon këtë rast është i përbërë nga: Donikë Shala-Abdyli (kryetare), Rrahman Beqiri dhe Kushtrim Shyti (anëtarë).

Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 07.10.2024, në Gjykatën e Prishtinës, dy të akuzuarit Momir Pantiq dhe Zharko Zariq nuk e kishin pranuar fajsinë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img