Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Malishevë, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një banesë në lagjen “Mirdita”.
Tragjedi në Malishevë: Tre persona humbin jetën nga zjarri në një banesë
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, i cili ka bërë të ditur se viktimat janë një burrë rreth 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç.
“E dimë që është një incident zjarri në një banesë kolektive, dhe si pasojë kemi tre persona të vdekur, prindin, babain 35-vjeçar dhe fëmijët 9 dhe 12-vjeçar. Rasti ka ndodhur në një banesë kolektive në lagjen ‘Mirdita’ të Malishevës. Deri tash nuk e dimë ende (se nga kah ardhur zjarri) sepse jemi në fazën fillestare të hetimeve, ende jemi në vend të ngjarjes, nuk mund të konfirmojmë asgjë, përveç asaj që e thash deri tash. Vetëm e dimë se është incident zjarri, se çka e ka shkaktuar ende nuk e dimë. Policia është njoftuar rreth orës 12:55”, ka deklaruar drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







