spot_img
HomeLajmeVdekja e punëtorit në vendin e punës në Ferizaj,...

Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Ferizaj, ndalohet për 48-orë një person

spot_img

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale N.E., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ‘Remzi Hoxha’ në Ferizaj, ku, një person ka rënë nga një objekt në ndërtim dhe pas daljes ne vendin e ngjarjes ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

E rëndë në Ferizaj: Humb jetën një person në vendin e punës, dyshohet se ra nga kati i 6-të i një objekti

Prokurori i shtetit, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.
Ndërsa, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img