Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se sot është nënshkruar kontrata për realizimin e projektit të Qendrës Emergjente në QKUK.
Sipas ministrit Vitia, projekti pritet të përfundojë brenda afatit prej 30 muajsh.
Vitia tha se pas tejkalimit të “një sërë sfidash procedurale dhe administrative”, Ministria ka marrë dritën e gjelbër për vazhdimin e punimeve hapur rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







