Inxhineri i ndërtimtarisë dhe biznesmeni i suksesshëm në Londër, Naser Buzhala ka qenë i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline.
Bytyqi ka folur për veprimtarinë e tij si një inxhinier, ku tashmë ka kaluar plot 27 vite në Londër.
Ai ka rrëfyer në emision arsyet që e shtynë të shpërngulej në Londër dhe të vazhdojë atje veprimtarinë e tij.
“Po tash unë i bëj diku 27 vite që jetoj dhe veproj në Londër, kam shku pak para luftës, dmth në vitet 98-ta, në atë kohë unë kam qenë student në fakultetin e Prishtinës dhe situata ishte shumë e vështirë, kushtet ekonomike ishin shumë të vështira, shihej qartë që diçka do të ndodhë dhe qëllimi ose ëndrra ime ishte që një ditë të bëhem inxhiner, në atë drejtim që kisha konsumu kohë dhe gjithë jetës ia kom kushtu për me arritë diçka, dhe kanë qenë disa muaj para luftës kur kam marrë vendim, dhe brenda disa javë unë veç kam përfundu në Londër, normalisht si një refugjat”, deklaroi Buzhala.
“Ishin kushtet që vinin e vështirësonin çdo herë, kishim goxha të vështirë me mbijetu si studenta në atë kohë, perspektiva sa vinte e zvogëlohej, situata vështirësohej dhe këto pak a shumë ishin ato që më shtynë për të emigru”, deklaroi Buzhala.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







