spot_img
HomeLajmeNjë inxhinier dhe biznesmen i suksesshëm në Londër, Naser...

Një inxhinier dhe biznesmen i suksesshëm në Londër, Naser Buzhala tregon si filloi veprimtarinë e tij

spot_img

Naser Buzhala, një inxhinier dhe biznesmen tejet i suksesshëm në Londër, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline me Fadil Bytyqin, aty ku ka folur për shumë gjëra, njëra ndër to edhe migrimin e tij në Londër për të jetuar dhe vepruar atje.

Buzhala ka rrëfyer se çfarë e shtyri që të marrë rrugë për Londër, duke nënvizuar këtu se kushtet ekonomike të vështira ishin njëra nga arsyet.

“Po tash unë i bëj diku 27 vite që jetoj dhe veproj në Londër, kam shku pak para luftës, dmth në vitet 98-ta, në atë kohë unë kam qenë student në fakultetin e Prishtinës dhe situata ishte shumë e vështirë, kushtet ekonomike ishin shumë të vështira, shihej qartë që diçka do të ndodhë dhe qëllimi ose ëndrra ime ishte që një ditë të bëhem inxhiner, në atë drejtim që kisha konsumu kohë dhe gjithë jetës ia kom kushtu për me arritë diçka, dhe kanë qenë disa muaj para luftës kur kam marrë vendim, dhe brenda disa javë unë veç kam përfundu në Londër, normalisht si një refugjat”, deklaroi Buzhala.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img