spot_img
HomeKryefaqjaPublikohet një poezi emocionuese e Jakup Krasniqit, shkruar në...

Publikohet një poezi emocionuese e Jakup Krasniqit, shkruar në paraburgim (FOTO)

spot_img

Një poezi e shkruar në paraburgim, në formën e një bisede imagjinare me nënën, tregon një anë tjetër të Jakup Krasniqit gjatë qëndrimit në Hagë.

Vargjet janë bërë publike nga vajza e tij e madhe, Gresa Krasniqi, në një intervistë në Top Channel.

Në vargjet e shkruara me dorë, Krasniqi i drejtohet nënës, i kërkon të mos shqetësohet dhe i rrëfen vështirësitë që po kalon. Përgjigjen e saj e ndërton vetë, si një mënyrë për t’i dhënë kurajë vetes përballë paraburgimit.

“Nënë ime! Kërkoj nga Ti fare të mos shqetësohesh”, shkruan Krasniqi, ndërsa më tej e imagjinon nënën duke i dhënë zemër. Ajo i drejtohet me fjalët “Biri jem!” dhe e këshillon të mos dorëzohet përballë asaj që po kalon.

“Jeta e çdo njeriu kurrë është një ndeshje”, shkruan ai në zërin e nënës, duke e lidhur forcën për të përballuar vështirësitë me edukimin që ajo i kishte dhënë.

Nëna i kujton të birit se gjatë jetës së tij kishte kaluar edhe shumë sprova të tjera dhe i kërkon ta përballojë “me nder” edhe këtë vështirësi.

Në fund, vargjet marrin formën e një urimi: “Të uroj fitore në këtë përballje”, për t’u kthyer sa më parë në vendin e tij dhe për ta mbyllur “me krenari” atë që kishte nisur. “Që të kthehesh sa më parë në Republikën tënde. Për ta mbyllur me krenari veprën që e bëre”, përfundon poezia e Krasniqit.

Biseda imagjinare e Jakup Krasniqit me nënën kthehet në një mënyrë për t’i dhënë zemër vetes në paraburgim, në Hagë, në maj të vitit 2021.

 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img