spot_img
HomeBallinaVrasja e 14-vjeçarit në Prizren, tronditje pamjet e sulmit...

Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren, tronditje pamjet e sulmit (VIDEO

spot_img

KUJDES: PAMJET MUND TË JENË TË RËNDA PËR KATEGORI TË NDRYSHME

Fillimisht vetë e shtrëngon në fyt e menjëherë tjetri e godet. Pas kësaj, pamjet e siguruara nga Klan Kosova, tregojnë se ai që fillimisht u sulmua e nxori edhe thikën.

Me të dyshohet se 17-vjeçi E.H e goditi për vdekje 14-vjeçarin O.P., pak para mesnatës të së enjtes në rrugën “Shotë Galica” në Prizren.

Për plagët që mori, fillimisht ndihma e parë iu dha në vendin e ngjarjes, e më pas u transferua në spitalin e Prizrenit.

Në spital arritën shpejt edhe policia, të cilët kapën të dyshuarin, njofton Klani, transmeton Hisarionline.net.

Për këtë është caktuar masa e ndalimit për 24 orë. Sipas organeve të rendit, ky ka zgjedhur të mbrohet në heshtje ndaj nuk është identifikuar ende motivi.

Sipas Shaqiri Bytyqit, zëdhënës i Policisë në Prizren, asnjëri nga të dy më herët nuk kanë qenë të përfshirë në këso raste.

Jozyrtarisht Klani ka mësuar se i dyshuari punonte në një lokal gastronomie jo larg nga vendi ku ndodhi incidenti.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img