spot_img
HomeKryefaqjaReshitaj: As 10 mijë banorë qyteti, 'kallaballëk' klubesh sportive,...

Reshitaj: As 10 mijë banorë qyteti, ‘kallaballëk’ klubesh sportive, kush të luaj aty?

spot_img

Gazetari i njohur nga Suhareka, ka ngritur shqetësimin e tij rreth mënyrës se si po krijohen klube sportive në qytet, përderisa banorët e kësaj komune sa shkojnë e ‘tkurren’.

Me anë të një postimi në profilin e tij në facebook, ai ka pasqyruar statistikisht gjendjen, paralelisht me ekipet e sportit, njofton Hisarionline.net.

“As 10 mijë banorë s’i ka qyteti, e as 50 mijë krejt komuna. Brenda 2 vjetëve, sigurisht që edhe plot të tjerë e lëshuan vendin. E në mesin e krejt këtij realiteti, në sportin e Suharekës shikojeni se çfarë po ndodh: 2 ekipe të futbollit veç në qytet, 2 u bënë edhe në futsall, 4 ekipe janë të volejbollit”, ka shkruar Reshitaj.

Sipas tij, kjo strategji është e lodhtë, pa shije e pa vizion hiç.

Ish-drejtori i Klankosova.tv pyet se me çfarë rinie do mbushen këto klube, kush do luaj, s’ka kapacitet rinie për momentin as për tifozë, e lëre më sportistë.

Madje për të, edhe ligji i sponsorozimit, duhet të shfrytëzohet mençur, sepse kjo është mundësi fantastike për strategji normale, ama jo për interesa.

“Suhareka do duhej ta kishte vetëm nga një klub në të gjitha sportet, çdo gjë shtesë është gabim trashanik”, përfundon shkrimin e tij gazetari suharekas.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img