spot_img
HomeBallinaLirohen të akuzuarit për vrasjen në Gllogjan, prokurorja nuk...

Lirohen të akuzuarit për vrasjen në Gllogjan, prokurorja nuk dorëzohet

spot_img

Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, e cila i shpalli të pafajshëm të akuzuarit për rastin e Gllogjanit.

“Beteja vazhdon. Kjo është vetëm shkalla e parë. Do t’i shkojmë deri në fund”, ka deklaruar Gashi pas shpalljes së aktgjykimit.

Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetaj po gjykoheshin për ngjarjen e 26 nëntorit 2021, kur në Gllogjan u qëllua me armë zjarri ndaj një autobusi në qarkullim.

Si pasojë e sulmit humbën jetën shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, si dhe dy nxënës 17-vjeçarë, L.H. dhe G.M. Ndërkohë, F.T. mbeti i plagosur rëndë.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img