spot_img
HomeBallinaPërfundon gërmimi në Zubin Potok, nis procesi i identifikimit...

Përfundon gërmimi në Zubin Potok, nis procesi i identifikimit të eshtrave (VIDEO)

spot_img

Pas katër javësh, janë përmbyllur gërmimet në tri lokacione të dyshuara për varreza masive në Zubin Potok, ku u gjetën mbetje mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Nga lokacioni i dytë janë nxjerrë mbetjet e fundit, që dyshohet se u përkasin 23 personave, dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

Identifikimi do të bëhet përmes analizave të ADN-së në Hagë, pas së cilave familjarët do të njoftohen për rezultatet, njofton Klan Kosova, transmeton Hisarionline.net.

Ndërkohë, institucionet kosovare vazhdojnë hetimet për lokacione të tjera të mundshme të varrezave masive. Mbi 1,570 persona, shumica shqiptarë, vazhdojnë të figurojnë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999.

Për më shumë ndiqeni kroniken e përgaditur nga televizioni Klan Kosova ⬇️

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img