3 herë kampioni i Kosovës në futboll, të shtunën kërkon 3 pikët e para për edicionin 2026/27.
Ballkani është nikoqir i Vushtrrisë në stadiumin e qytetit të Suharekës, në ballafaqimin e xhiros së dytë të Superligës, njofton Hisarionline.net.
“Xhebrailat” nuk e filluan mirë kampionatin e ri, duke humbur 4-2 në kryeqytet nga Prishtina, teksa triumfin e parë do ta kërkojnë këtë vikend, para tifozëve të tyre.
Ndeshja fillon në orën 16:30!







