Publikohen identitetet e gjashtë personave që mbetën të lënduar nga zjarri i fuqishëm që përfshiu në orët e para të mëngjesit hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës.
Ata janë kryesisht të rinj, mes moshave 20 dhe 30 vjeç, raporton Hisarionline.net.
Sipas të dhënave, bëhet fjalë për: Ndorina Rexhepi 25 vjec Arlinda Rexhepi 27 vjec Erza Grainca 21 vjec Aldo Kasimi 30 vjec Ana Dyrmishi 25 vjec Luan Saliu, 21 vjeç Zjarri ra rreth orës 04:05 në ambientet e brendshme të hotelit, në lagjen “10 Korriku”.
Flakët dyshohet se nisën në ambientet e restorantit dhe u përhapën në godinë, duke detyruar pushuesit të kërkonin rrugëdalje nga hoteli.
Disa prej tyre, në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve, u detyruan të hidheshin nga ballkonet, duke pësuar fraktura dhe dëmtime të tjera trupore.
Për të ndjekur rrëfimin e të dëmtuarve, ndiqeni kronikën e Top-Channel ⬇️







