spot_img
HomeBallinaBëhet publike foto e spiunit nga Dragashi me Daçiqin

Bëhet publike foto e spiunit nga Dragashi me Daçiqin

spot_img

Është bërë publike fotografia e Fehim Sali, i arrestuari nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, në një operacion të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

Fehim Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA) dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zhelimir Matoviq.

Ai punon si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit dhe më herët ka qenë i angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë zyrës së presidentes.

Po ashtu, dyshohet se merret me ndërmjetësimin për prona dhe dokumente serbe, ndërsa dyshohet se është angazhuar në grumbullimin e votave për mbështetësit e Aleksandar Vuçiqit.

 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img