spot_img
HomeBallinaGëzim Morina: "Golden Eagle Ylli synon çdo trofe në...

Gëzim Morina: “Golden Eagle Ylli synon çdo trofe në çdo garë”

spot_img

Golden Eagle Ylli po bëhet gati për një edicion të ri basketbollistik, me objektiva të qarta.

Për të kuptuar situatën parasezonale në këtë klub, kapiteni Gëzim Morina, ka dhënë 3 përgjigje për 3 pyetjet e Hisarionline.net.

1. Si është Golden Eagle Ylli në këto momente, a është kompletuar skuadra dhe kur fillojnë stërvitjet?

“Aktualisht për ta mbajtur nivelin fizik, po ushtrojmë individualisht, skuadra është kompletuar, stërvitjet ekipore fillojnë javën tjetër”.

2. Cilat janë objektivat e Golden Eagle Yllit në edicionin e ri?

“Ne nuk dalim nga identiteti ynë dhe ambiciet që i ka një klub si Golden Eagle Ylli. Si çdo sezon tjetër, padyshim që edhe sivjet synojmë të gjitha titujt në kompeticionet që garojmë. Por natyrisht, duke u kujdesur për t’u përmirësuar në ato gjëra ku kemi gabuar në të shkuarën, posaqërisht në edicionin e kaluar.

Kemi pasur kohë për t’i analizuar të gjitha pikat ku kemi çaluar, tani të motivuar më shumë se kurrë, do t’i qasemi kampionatit të ri dhe do të japim gjithçka nga vetja për të mos i dëshpëruar tifozët tanë”

3. Çfarë impakti mendon se do ta sjelli trajneri, Rami Hadar?

“Po, niveli i trajnerit që e kemi në krye të ekipit, s’ka nevojë për komentim, të gjithë e dinë kapacitetin e tij dhe bagazhin triumfues. Është fakt se presim që të jetë shumë kërkues për të gjithë ne në parket. Jo që të tjerët nuk kanë qenë, por varet shumë nga gjërat konkrete që trajneri i tashëm i kërkon, të cilat natyrisht edhe e kanë bërë atë që është sot.

Besoj që me një gërshëtim në mënyrën më të mirë të një katërkëndëshi: Kryesi- trajner- lojtarë- tifozë, do të mund t’i arrijmë objektivat tona”

Një intervistë më të zgjeruar, numri 6 i Golden Eagle Yllit e ka dhënë për Hisari Online para disa jave, andaj në linkun e mëposhtëm mund ta ndiqni të kompletuar ⬇️

 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img