Kandidatja e Vetëvendosjes për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit, Ermira Bytyqi, ka thumbuar ligjvënësin e PDK-së, Përparim Gruda.
Me deklaratën e këtij të fundit “nuk do lëmë mjet pa përdorur për ta ruajtur rendin kushtetues”, suharekasja ka ironizuar, duke i thënë se kjo ju kujtohet vetëm kur bëhet fjalë për pushtetin.
“Për vite me radhë, Kushtetuta e Republikës nuk zbatohej në një pjesë të territorit të saj.
Veriu ishte shndërruar në oazë të krimit, kontrabandës dhe strukturave paralele.
Figura si Milan Radoiçiq vepronin lirshëm dhe ndikimi i tyre në veri ishte i njohur publikisht. Madje lavdërohej dhe quhej zoti i shtëpisë i asaj ane, kishte privilegje, pushtet e tendera, ndërsa edhe thuhej se nuk ishte kriminel”, ka shkruar ajo.
Këtij postimi, Bytyqi ia ka bashkangjitur edhe një video-adresim, të cilin mund ta shikoni më poshtë ⬇️







