Deputetja e zgjedhur nga radhët të LDK-së Albena Reshitaj, në një prononcim për Klan Kosova, tha se është koha për pjekuri politike, pasi vendi ka nevojë urgjente të krijohen institucionet.
Ndërkohë, e pyetur nëse Vjosa Osmani do të duhej të bëhej presidente e Kosovës, ligjvënësja e pesë gjashtë legjislaturave, pohoi me bindje të plotë.
“Për të qenë konstruktiv dhe për të ruajtur një moral politik në vendin tonë, normalisht se do të duhej të ishte ajo sepse ne kemi garuar me presidentin dhe me kryeministrin, Pra, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka pasur kandidate për presidente zonjën Vjosa Osmani dhe kryetarin e Partisë kandidat për kryeministër”.
Reshitaj përmendi edhe njëherë deklaratën e Osmanit se nuk do të lejojë që vendi të bllokohet për shkak të emrit të saj, raporton Hisarionline.net.
Doktoresha theksoi se beson se do të arrihet një marrëveshje e mirë dhe e qëndrueshme sepse sipas saj, janë qytetarët ata që po e duan me ngulm një gjë të tillë.







