KB Trepça e ka prezantuar Arian Qallakun, si lojtarin e tyre më të ri.
Por diçka e tillë duket se nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve nga Mitrovica, të cilët nuk kanë kursyer fjalë të rënda ndaj basketbollistit pejan, raporton Hisarionline.net.
Dikush e shau, dikush e quajti të paaftë, e pati të atillë që i dhanë edhe epitete të ndyta, sikurse edhe që dikush u shpreh se po të ishte i mirë, do ta mbante Golden Eagle Ylli.
Më poshtë i gjeni disa prej komentuesve që kanë shfryrë mllef me vendimin e klubit:








