spot_img
HomeKryefaqjaDrita me short të 'lehtë' edhe pas Tre Fiorit

Drita me short të ‘lehtë’ edhe pas Tre Fiorit

spot_img

Skuadra kampione aktuale në Kosovë, e ka shumë të mundur përsëritjen e suksesit të edicionit të kaluar në ‘Conference League’.

Drita ballafaqohet në raundin e tretë eliminator me një ekip të lehtë nga San Marino, ku llogartitet favorite absolute, raporton Hisarionline.net.

Por edhe pas Tre Fiorit, gjilanasëve u ka buzëqeshur fati në short, duke qenë se janë shmangur nga përballje potencialisht të forta.

Forca “Kaltër e Bardhë” mund të ndeshet me fituesin e duelit Inter Escalades (Andorrë) – Flora Tallin (Estoni).

Në rast se gjërat shkojnë sipas parashikimeve, kampioni në fuqi i Republikës do ta barazojë rekordin e Ballkanit, me dy pjesëmarrje në fazën finale të këtij kompeticioni evropian, njofton Hisarionline.net.

“Xhebrailat” e arritën një gjë të tillë në edicionet 2022/23 dhe 2023/24, kurse “Intelektualët” u kualifikuan vitin e kaluar.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img