spot_img
HomeBallinaTronditëse: 32 vjeçarja e vret babain dhe ia nxjerrë...

Tronditëse: 32 vjeçarja e vret babain dhe ia nxjerrë zemrën

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Indianës në Shtetet e Bashkuara, ku një grua 32-vjeçare është arrestuar dhe akuzohet për vrasjen e babait të saj në rrethana makabre.

Sipas autoriteteve, policia e Porter County u thirr mbrëmjen e 26 korrikut për të kryer një kontroll mirëqenieje në një banesë në Morgan Township, pasi familjarët e viktimës nuk kishin mundur të kontaktonin me të, shkruajnë mediat amerikane, transmeton Hisarionline.net

Kur mbërritën në vendngjarje, efektivët panë përmes dritares trupin e një personi të shtrirë në dysheme, i mbuluar me gjak të tharë. Pas hyrjes me forcë në banesë, ata gjetën të pajetë Gregory Dolnics.

Sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga mediat amerikane, viktima kishte plagë në kokë, duar dhe krahë. Hetuesit dyshojnë se ai kishte marrë edhe një plagë të rëndë në kraharor, ndërsa zgavra e kraharorit dukej sikur ishte boshatisur. Dokumentet e hetimit pretendojnë gjithashtu se zemra e viktimës ishte vendosur mbi barkun e tij, njofton Hisarionline.net.

Në banesë u arrestua vajza e viktimës, Serena Dolnics, 32 vjeçe, e cila jetonte me të atin. Sipas policisë, ajo u gjet në një nga dhomat e shtëpisë me njolla gjaku në veshje, këmbë dhe trup.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img