spot_img
HomeBallinaArrestimi i turkut për krime lufte, organet e rendit...

Arrestimi i turkut për krime lufte, organet e rendit kërkojnë që këto raste të adresohen te ta

spot_img

Policia e Kosovës ka bërë thirrje qytetarëve që denoncimet e rasteve për krime të lufte të adresohen në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, pas deklarimeve të Esat Shalës në emisionin e djeshëm të Kosova Today në Klan Kosova mbi të dyshuarin për krime lufte në Masakrën e Krushës që çoi në arrestimin e Shahin Bushit në Prizren.

Përmes një postimi në Facebook, Policia e Kosovës thotë se ky organ është organi i vetëm kompetent për pranimin, verifikimin, hetimin penal dhe procedimin e të gjitha informacioneve, kallëzimeve dhe rasteve penale që ndërlidhen me krimet e luftës të kryera gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, transmeton Hisarionline.net

“Në kuadër të mandatit të saj, drejtoria trajton të gjitha informacionet relevante, pavarësisht burimit të tyre, përfshirë informacionet e siguruara nga qytetarët, institucionet, organizatat, partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe ato të identifikuara nga burime të hapura dhe publike, duke vepruar në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në komunikatë.

(Klan Kosova).

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img