Ballkani sonte me fillim në orën 19:00, luan duelin e parë eliminator ndaj Bohemians, i vlefshëm për raundin e dytë kualifikues në Conference League.
Ky ballafaqim zhvillohet në stadiumin “Dalymount Park” në Dublin.
Në këtë fazë ku sot gjenden “Xhebrailat”, në katër vitet e kaluara asnjëherë nuk janë eliminuar, njofton Hisarionline.net.
2022/23 – LaFiorita, SanMarino (0-4 dhe 6-0).
2023/24 – Larne Irlandë V. (3-0 dhe 1-4).
2024/25 – H.Spartans, Maltë (0-0 dhe 2-0).
2025/26 – Floriana, Maltë (4-2 dhe 1-1).
2026/27, Bohemians (Rep. Irland)
FC Ballkani është skuadra e parë shqiptare që ka arritur të kualifikohet në finalet e këtij kompeticioni prestigjioz evropian, madje duke e bërë një gjë të tillë dy herë radhazi.
Në të dyja këto pjesmarrje, grumbulluan nga katër pikë, ku spikat fitorja madhështore 2-0 në Prishtinë, ndaj gjigantit kroat, Dinamo Zagreb







