Forca e Sigurisë së Kosovës, krah për krah me ushtritë e Kroacisë, Shqipërisë, Sllovenisë, Malit të Zi, Italisë, Portugalisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pjesë e stërvitjes së madhe ndërkombëtare “Combat Power 26”.
Këto manovra ushtarake të nivelit të lartë, u realizuan në poligonin ushtarak “Eugen Kvaternik”, pranë Slunjit në shtetin kroat, raporton Hisarionline.net.
Pamjet shfaqin pjesëtarët e FSK-së duke vepruar pranë forcave të vendeve aleate, në kuadër të një prej stërvitjeve më të rëndësishme ushtarake të organizuara në rajon.
Aty u ekzekutuan skenarë kompleksë operacionalë, përfshirë koordinimin e këmbësorisë me mbështetjen ajrore dhe artilerike, zbulimin dhe vëzhgimin përmes dronëve, komandimin e njësive shumëkombëshe, operacionet e forcave speciale dhe furnizimin e trupave nga ajri.
Në demonstrimin përfundimtar u angazhua një arsenal i fuqishëm ushtarak, përfshirë avionët luftarakë kroatë Rafale, helikopterët Black Hawk dhe Kiowa Warrior, mjetet e blinduara Bradley dhe Patria, si dhe dronët Bayraktar TB2 dhe FPV, njofton Hisarionline.net.
Stërvitja “Combat Power 26” përfundoi më 1 korrik 2026, ndërsa gjatë këtij viti pritet që Kosova, Kroacia dhe Shqipëria të zhvillojnë edhe tri stërvitje të tjera të përbashkëta.







