spot_img
HomeLajmeHamza takon ambasadorin gjerman: Kosova ka nevojë ta rikthejë...

Hamza takon ambasadorin gjerman: Kosova ka nevojë ta rikthejë stabilitetin

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe për procesin zgjedhor të 7 qershorit.

Hamza ka shprehur shqetësimin për sfidat me të cilat po përballen qytetarët si pasojë e krizave të vazhdueshme dhe stagnimit ekonomik, si dhe për nevojën që Kosova të rikthejë stabilitetin, besimin dhe perspektivën zhvillimore.

“Rikonfirmova angazhimin e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhje të lira dhe demokratike. E falënderova ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në proceset shtetformuese”, ka shkruar kreu i PDK-së në Facebook.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img