spot_img
HomeLajmeKurti: Së shpejti njoftimi për Xhandarmërinë, po punohet në...

Kurti: Së shpejti njoftimi për Xhandarmërinë, po punohet në koncept-dokument

spot_img

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të ketë njoftime zyrtare lidhur me idenë për krijimin e Gjandarmërisë, në bashkëpunim me Ministrin e Punëve të Brendshme.

Kurti tha se kjo nismë është menduar prej kohësh dhe po zhvillohet përmes një koncept-dokumenti me grup punues, i cili po përgatitet gradualisht.

“Sa i përket Gjandarmërisë padyshim që do t’ju njoftojmë shumë-shumë shpejt bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme. Ka kohë që ne e kemi menduar këtë gjë, për shkak se një aspekt tetë i rëndësishëm i sigurisë së Kosovës ka të bëjë me një zonë e cila është më shumë se policia e më pak se ushtria prej ruajtjes së kufirit, të luftimit të terrorizmit, te mbyllja e çfarëdo shtegu të kontrabandës e deri tek mbrojtja e infrastrukturës kritike”, tha Kurti.

Ai shtoi se detajet e plota të kësaj ideje do të prezantohen së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme në një fazë të mëvonshme.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img