spot_img
HomeLajmeIsh-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet kabinetit të Kurtit

Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet kabinetit të Kurtit

spot_img

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se partisë së tij i është shtuar ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi. 

“Në ekipin tim si Kryeministër, nga sot u bashkua Shqipe Mjekiqi, për të kontribuar me ekspertizën e saj në politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë mbi nevojat e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, të arriturat tona socio-ekonomike dhe vlerat demokratike, zhvillimet politike në vendin tonë e në rajon dhe situatën e sigurisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Tutje, Kurti shtoi se Shqipe Mjekiqi ka një përvojë të gjatë profesionale në institucionet publike të Republikës së Kosovës në fushën e integrimit evropian dhe çështjeve të sigurisë.

Postimi i plotë: 

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img