spot_img
HomeLajmeHargreaves: Pas zgjedhjeve, formoni qeverinë dhe zgjidhni presidentin

Hargreaves: Pas zgjedhjeve, formoni qeverinë dhe zgjidhni presidentin

spot_img

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, pas takimit që pati dje më kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partitë politike pas zgjedhjeve duhet të angazhohen për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit me kohë.

Pas takimit me kryetarin e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, Hargreaves vlerësoi rolin e tij në politikën e Kosovës dhe zhvillimin institucional të vendit.

“Diskutim i mirë dje me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit… Ramush Haradinaj ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës ndër vite, duke kontribuar në zhvillimin demokratik dhe forcimin e institucioneve të vendit”, tha ai.

Ambasadori britanik theksoi se pas zgjedhjeve është thelbësore që subjektet politike të bashkëpunojnë për krijimin e një qeverie stabile dhe për të siguruar zgjedhjen me kohë të Presidentit të vendit.

Sipas tij, përparimi demokratik i Kosovës varet nga dialogu, bashkëpunimi dhe përkushtimi i përbashkët për të ardhmen e vendit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img