spot_img
HomeLajmeHargreaves takon Radoniqin, i jep mbështetje për zgjedhjet e...

Hargreaves takon Radoniqin, i jep mbështetje për zgjedhjet e 7 qershorit

spot_img

Ambasadori britanik në Kosovës, Jonathan Hargreaves është takuar me kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqit.

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka theksuar se KQZ luan rol thelbësor në sigurimin e integritetit dhe transparencës së proceseve zgjedhore të Kosovës.

Sipas tij, gjatë takimit me Radoniqin, ishte gjë pozitive të dëgjonte se si KQZ po përmirëson dhe ashpërson procedurat e saj edhe më tej.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Britania kanë zhvilluar një marrëdhënie të ngushtë në bashkëpunimin tonë të suksesshëm kibernetik për të siguruar ecurinë efektive të tabulimit të votave dhe publikimit të softuerit në zgjedhjet e fundit komunale dhe nacionale. Kam kënaqësinë të vazhdoj mbështetjen tonë për zgjedhjet e ardhshme nacionale më 7 qershor”, ka shkruar ai.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img