spot_img
HomeLajmeAksident i rëndë mes tre veturave në Doberllukë të...

Aksident i rëndë mes tre veturave në Doberllukë të Vushtrrisë, lëndohen gjashtë persona

spot_img

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më sot rreth orës 11:50 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar këtë aksident dhe ka njoftuar se janë përfshirë tri automjete me targa civile dhe për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime.

Njëri nga drejtuesit e automjeteve sipas Policisë ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Sot, më 18.05.2026, rreth orës 11:50, në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, saktësisht në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore. Në aksident janë përfshirë tri automjete me targa civile vendore. Deri më tani, gjashtë persona kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri nga drejtuesit e automjeteve ka pësuar lëndime të rënda trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit në Vushtrri, ndërsa pesë prej tyre janë dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK. Njësitë përkatëse policore janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të aksidentit”, ka njoftuar Policia.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img