spot_img
HomeLajmeKolgeci i LDK-së: Fitorja vjen atëherë kur njerëzit besojnë,...

Kolgeci i LDK-së: Fitorja vjen atëherë kur njerëzit besojnë, bashkohen dhe ecin me shpresë përpara

spot_img

Platforma “Hajde Folim” e Lidhjes Demokratike të Kosovës bashkoi sot qytetarët në Suharekë, aty ku Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani dëgjuan hallet e qytetarëve të kësaj komune. 

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Selman Kolgeci tha se sot ishte atmosferë plot entuziazëm, pyetje, ide e sugjerime, që tregoi qartë se qytetarët duan të dëgjohen dhe të jenë pjesë e vendimmarrjes.

“Ky takim ishte më shumë se një bashkëbisedim, ishte mesazhi më i mirë për rrugën që na pret drejt zgjedhjeve.

Do të bëjmë një garë fer, me dinjitet e me programe konkrete për një qeverisje më të mirë. Duke i dëgjuar qytetarët me sinqeritet dhe me halle të njejta të gjithë, do të punojmë bashkë për zgjidhje reale.

Sepse fitorja vjen atëherë kur njerëzit besojnë, bashkohen dhe ecin me shpresë përpara. 🫶🏻

I juaji;
Selman Kolgeci
#113LDK
#74SelmanKolgeci”, ka shkruar Kolgeci.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img