spot_img
HomeLajmeTërhiqet shorti, këta janë numrat e partive politike për...

Tërhiqet shorti, këta janë numrat e partive politike për zgjedhjet e 7 qershorit

spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) këtë të shtunë ka bërë tërheqjen e shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor.

Pas vendimeve të fundit të KQZ-së, në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 do të marrin pjesë gjithsej 3 koalicione, 17 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin  113 në zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me numrin  116, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë me numrin  128, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të garojë me numrin 125 ndërsa Partia Socialdemokrate do të garojë me numrin 129.

Për 120 ulëse në Kuvend, në zgjedhjet e 7 qershorit, sipas të dhënave të KQZ-së, do të garojnë 23 subjekte politike me gjithsej 917 kandidatë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img