Njëmbëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pak më parë në fshatin Prilep të Deçanit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Prilep- Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti njëmbëdhjetë (11) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor, sipas ekipit mjekësor të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, njofton zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







