Ka ndërruar jetë Alush Gashi, figurë e njohur politike në Kosovë.
Gashi ditë më parë është parë nën shoqërinë e liderit të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe të tjerëve.
Ndryshe Alush Gashi ishte mjek me profesion, madje mban titullin e doktorit të shkencës në mjekësi. Para se të bëhej politikan, Gashi ishte dekan në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa pas luftë, më saktësisht mes viteve 2007-2010, ishte ministër i Shëndetësisë.
Ai ishte ndër themeluesit e LDK-së, e cila gjatë viteve 90-të u shndërrua në forcën primare të shqiptarëve të Kosovës, duke fituar legjitimitet të madh politik. Gashi është njëri ndër nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë, e cila u shpall me 17 shkurt 2008.
Por, një gjë e ka karakterizuar Gashin gjatë karrierës së tij. Ai ka qenë ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës. Pra Gashi ka pasur një marrëdhënie të afërt, shumë të afërt, me Rugovën.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







