spot_img
HomeLajmeBexhet Kuçi flet për raportet me partive opozitare në...

Bexhet Kuçi flet për raportet me partive opozitare në Kuvendin Komunal, a ka gjuhë polarizuese?

spot_img

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Suharekës, Bexhet Kuçi ka qenë mysafiri i radhës i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline. 

Si kryesues i Kuvendit Komunal që nga 2017, Kuçi ka folur për raportet me partitë opozitare në asamble, duke thënë se raportet me ta kanë qenë në përgjithësi shumë të mira.

“Unë shpesh e quaj Asamblenë kuvendin e debateve, arenë e luftës me fjalë, por me marrë në përgjithësi unë jam tepër i kënaqur me asambleistët e të gjitha partive politike, dhe pikë së pari do t’i falënderoj edhe ish-asambleistët e dy mandateve të tjera që tash nuk iu është vazhdu mandati, që kanë tregu një respekt të veçantë për mua, edhe për Kuvendin edhe për mbledhjen e Kuvendit, por edhe këta tash që janë do t’i përshëndes shumë, jam shumë i afërt me ta, qëndroj shumë mirë me ta, mundohem me ruajt një unitet se faktikisht roli i kryesuesit është rol unifikues edhe pse vjen prej një subjekti politik, ai duhet me qenë unifikues. Normal që gjatë debateve ndonjëherë ka ngritje të zërit, ka tensione mes asambleistave, por kemi një unitet dhe normal që ne jemi të zgjedhurit të popullit dhe duhet të tregojmë një kulturë, kështu që në përgjithësi mirë kalojmë”, deklaroi Kuçi.

Më poshtë, intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img