spot_img
HomeLajmeU zgjodh kryesues i Kuvendit Komunal të Suharekës më...

U zgjodh kryesues i Kuvendit Komunal të Suharekës më 2017, Bexhet Kuçi flet për sfidat dhe përgjegjësitë

spot_img

Bexhet Kuçi, kryesues i Kuvendit Komunal të Suharekës që nga 2017, ka qenë mysafiri i radhës i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” me Fadil Bytyçin në mediumiun HisariOnline. 

Kuçi ka folur për periudhën e vitit 2017, kur AAK-ja rimori pushtetin në Suharekë dhe për përzgjedhjen e tij si kryesues i kuvendi komunal të Suharekës.

“Kur ne nuk e morëm pushtetin më 2013, ne së bashku me kryetarin Muharremaj dhe strukturat e tjera filluam punën dhe për katër vite nuk jemi ndalë, kemi qenë afër qytetarëve në çdo moment, rrethanë, krizë si për mirë si për keq, në katër vite të plota ne grupi që kemi qenë afër me Baliun..në tetorin e 2017-ës e rikthyem pushtetin dhe filluam edhe formimin e institucioneve komunale, ekzekutivi, drejtoritë…dhe pritej që Kuvendi të japë betimin, unë aty veçse e fitova mandatin e asamblistit për herë të parë në 2013 dhe në janar dhamë betimin si asamblistë..tani këtu ishte dilema se kush duhet ta udhëheqë Kuvendin dhe më lanë besimin mua që ta udhëheqë. Për mua ishte risi sepse nuk isha ballafaqu asnjëherë me këto struktura udhëheqëse të kuvendeve, por e kisha një besim në vetvetete se mund t’ia dalë, dhe unë hyra në atë garë, kundërkandidat e kisha një asamblist të LDK-së dhe në rundin e tretë unë mora votat dhe e dhashë betimin si kryesues i Kuvendit”, deklaroi Kuçi.

Më poshtë, intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img