spot_img
HomeLajmePolicia shpall në kërkim një 22-vjeçare nga Vushtrria, dyshohet...

Policia shpall në kërkim një 22-vjeçare nga Vushtrria, dyshohet për shitje të narkotikëve

spot_img

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Blerina Malokun, 22-vjeçare nga fshati Samadrexhë i Vushtrrisë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Përmes një njoftimi për media, Policia ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarës, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda.

Sipas njoftimit, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë është autorizuar që të publikojë të dhënat dhe fotografinë e të dyshuarës, pasi ekziston dyshimi i bazuar se ajo, në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale që lidhet me narkotikë.

“Personi që kërkohet është: Blerina Maloku, e lindur më 21.02.2004, shqiptare/kosovare, me vendbanim në fshatin Samadrexhë-Vushtrri”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img