spot_img
HomeLajmeMarta Kos viziton Kosovën, takon Haxhiun e Kurtin

Marta Kos viziton Kosovën, takon Haxhiun e Kurtin

spot_img

Komisarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, pritet ta vizitojë më 15 maj Kosovën, pas një shtyrjeje të mëparshme në mars për shkak të zhvillimeve politike në vend.

Sipas agjendës, ajo do të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Vizita e zyrtares së lartë evropiane vjen tri javë para zgjedhjeve të reja në Kosovë, të planifikuara për 7 qershor.

Në kontekst më të gjerë, Kosova mbetet i vetmi vend në procesin e zgjerimit të BE-së që nuk ka ende statusin e vendit kandidat, dhe gjithashtu i vetmi që komisionarja nuk e ka vizituar që nga marrja e mandatit të komisionares për zgjerim.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img