Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Suharekës, Bexhet Kuçi ka qenë mysafiri i radhës i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline.
Kuçi ka folur për historikun e zgjedhjeve të Aleancës që kur morën pushtetin më 2009, ndërsa ka folur edhe për zgjedhjet e 2013-ës, ku AAK-ja humbi garën në krye me Bali Muharremajt.
Kuçi ka zbuluar arsyet pse AAK-ja dështoi ta marrë mandatin e dytë me radhë në Suharekë.
“Blerimi e kishte potencuar gjatë gjithë kohës që nuk do të kandidonte për herë të dytë, dhe normalisht që pritej të kandidohej Bali Muharremaj, një figurë që një pjesë e madhe e njihnin për kontributin e dhënë edhe në luftë, pasi ka qenë pjesëtar i UÇK-së, ka qenë edhe deputet i parlamentit të Kosovës, ka qenë edhe drejtor për kufi dhe emigracion, pra e kishte një reputacion bukur të mirë, ishte edhe nënkryetar i komunës për dy mandate, mirëpo arsyet pse në 2013-ën kryetari aktual nuk mundi të zgjidhej kryetar i komunës ishte pikërisht një grup brenda Aleancës që ata e luftuan, jo që e humbi fitoren prej LDK-së, me gjithë respektin për doktorin, por Balia e humbi garën prej një grupi të brendshëm..unë ashtu e shoh, ashtu e përceptoj, ajo ra dhe Balia nuk mundi me marrë pushtetin në 2013-ën”, deklaroi Kuçi.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







