spot_img
HomeLajmeHamza dhe ambasadori britanik diskutojnë për zgjedhjet e 7...

Hamza dhe ambasadori britanik diskutojnë për zgjedhjet e 7 qershorit

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në selinë e partisë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet politike në vend, me fokus të veçantë te zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Në takim është thekuar rëndësia që zgjedhjet të kalojnë në një procesi demokratik, të qetë dhe të besueshëm.

Sipas Hamzës, PDK e vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, si dhe partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve.

“PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me aleatët tanë dhe për forcimin e demokracisë dhe institucioneve të vendit”, ka theksuar Hamza pas takimit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img