Bexhet Kuçi, kryesues i Kuvendit Komunal të Suharekës, ka qenë së fundmi mysafir i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” me Fadil Bytyqin në kuadër të HisariOnline.
Kuçi ka folur për zgjedhjet lokale të vitit 2009, atëherë kur AAK-ja mori për herë të parë pushtetin lokal në Suharekë.
Ai është shprehur se kjo ishte e papritur dhe një befasi, pasi deri përpara atyre zgjedhjeve, Aleanca kishte përafërisht rreth 5%.
“Ka qenë e papritshme dhe askush s’e ka imagjinu që një parti me fuqi 5% ta marrë pushtetin në 2009 mirëpo angazhimi jo vetëm i imi por edhe shokëve të mi, rrethit tim..në atë kohë u formu edhe një ekip i mirë me thënë të drejtën, dhe ne arritëm që në tetor të 2009-ës Aleanca ta fitojë pushtetin dhe kjo ishte një befasi jo vetëm për partitë e tjera politike që ishin shumë më të forta se Aleanca dhe ishte një risi për Suharekën, por me punë, me besim, me kontributin që e kemi dhënë në të kaluarën, i bindëm qytetarët që ne jemi punëtorë dhe ne mundemi me vazhdu dhe me qeverisë qeverisjen lokale”, u shpreh Kuçi.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







