Subjektet politike kanë afat vetëm edhe sot për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se afati 11-ditor për subjektet politike do të përfundojë të martën në mesnatë. Sipas tij, numri i përgjithshëm i subjekteve të mundshme politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit është 27, prej të cilave 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Pas përmbylljes së procesit të certifikimit, KQZ pritet ta organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme.
KQZ ka bërë të ditur se pas përfundimit të periudhës për njoftimin e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe formimin e koalicioneve nga partitë politike nga 1 deri më 7 maj, si dhe aplikimit për certifikim nga subjektet e reja politike nga 2 deri më 10 maj, numri i përgjithshëm i subjekteve të mundshme politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit është 27.
“Prej tyre, 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur”, ka thënë Elezi.
Partitë politike që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje (1 – 7 maj) janë:
Partia Socialdemokrate;
Kosovaki Nevi Romani Partia;
Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve;
Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
Srpska Lista;
Yenilikçi Türk Hareket Partisi;
Lidhja Demokratike e Kosovës;
Fjala;
Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës;
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK;
Socialdemokratska Unija;
Jedinstvena Goranska Partija;
Kosova Demokratik Türk Partisi;
Nova Demokratska Stranka;
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës;
Kosovski Savez;
Partia Balliste;
Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale;
Partia Liberale Egjiptiane;
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës;
Stranka Demokratske Akcije; dhe
Partia Demokratike e Kosovës.
Partitë politike që kanë njoftuar për formim të koalicionit (1 – 7 maj) janë:
Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT);
Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar); dhe
Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (Lëvizja VETËVENDOSJE!).
Nisma qytetare që kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është:
Složno Pobeđujemo.
Kandidati i pavarur që ka aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është:
Esmir Kasi.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







